Shenjat pozitive vazhdojnë të shtohen për transferimin e Cristianos në Juventus. Drejtuesit e Zonjës së Vjetër po mbajnë kontaktin me agjentin e tij Jorge Mendes dhe janë në pritje për të dërguar ofertën e tyre drejt Real Madridit për sulmuesin Portugez.
Dhe krejt këto sipas Sky Sports, e kanë detyruar Cristianon të thërret ish trajnerin Madrilen, Carlo Ancelotti dhe t’a pyes për Seria A. Ancelotti gjithmonë ka pasur kontakte të mira me Portugezin dhe Portugezi e ka cilësuar atë si njëri nga trajnerët më të mirë që ka pasur dhe si një person fantastik dhe profesional.
Carlo gjithashtu është rikthyer në itali pas 9 viteve në Chelsea, PSG, Madrid dhe Bayern: ish trajneri i Milanit ka nënshkruar me Napolin dhe e ka informuar Cristiano rreth kampeve Italiane.