Luka Modric është shpallur lojtari kroat më i mirë për vitin e 7’të radhazi dhe pas pranimit të këtij cmimi ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për Real Madridin dhe kombëtaren e Kroacisë.
Kroati tregoi sfidën e vetme të Realit dhe Kroacisë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.
”Në Real Madrid kemi sfidën për t’u rikthyer në rrugën e vjetër, të jemi më të mirët. Kjo mund të thuhet edhe për kombëtaren Kroate.”, tha Modric për media.
Më tutje ai falënderoi bashkëlojtarët e tij për ndihmën që i kanë dhënë atij të jetë më i miri në botë për vitin 2018 dhe të fitoj edhe këtë cmim të radhës në Kroaci.
”Ky cmim do të thotë shumë për mua, kështu që unë vetëm mund të falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua. Eshtë gjithmonë mirë të fitosh këtë cmim për të cilin votojnë bashkëlojtarët e mi. Pa ndihmën e bashkëlojtarëve ky cmim nuk do të ishte i mundur”, përfundoi Luka.